Kurti takon ambasadorin francez, flasin për zhvillimet e fundit në vend NULL NULL 19.03.2025 15:32 19.03.2025 15:32 Kryeministri Albin Kurti, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë. Kurti e ka falënderuar ambasadorin Guerot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë./Klankosova.tv