Kurti takohet me nënkryetarin e KE-së: Orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë NULL NULL 29.04.2021 00:06 29.04.2021 00:06 Albin Kurti, on the right, and Valdis Dombrovskis Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetarin Ekzekutiv të Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili konfirmoi angazhimin e BE-së për furnizimin e Kosovës me vaksina. Kurti falënderoi Komisionin e BE-së për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë COVID-19, si edhe për përpjekjet për sigurimin e vaksinave sa më shpejtë të jetë e mundur për Republikën e Kosovës. “Orientimi euro-atlantik i Kosovës është i qartë, dhe se është shprehur edhe nëpërmjet vendimit që të pranojmë vetëm vaksina që janë të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti. Kryeministri Kurti është duke qëndruar në Bruksel bashkë me zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla-Schëarz.