Kurti takohet me Lasin, bisedojnë për të intensifikuar bashkëpunimin NULL NULL 09.12.2023 17:01 09.12.2023 17:01 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste Benedicta Lasi. Kurti, mes tjerash theksoi se kanë biseduar për bashkëpunimin në promovimin e vlerave të përbashkëta, transmeton Klankosova.tv. “Angazhimi ynë për të intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar në promovimin e vlerave të përbashkëta si drejtësia dhe mundësitë e barabarta, dhe në luftën kundër ekstremizmit të krahut të djathtë, me zgjedhje në horizont në shumë vende”, shkroi Kurti.