Kurti takohet me delegacionin boshnjak, flasin për bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të integrimit ekonomik NULL NULL 08.03.2024 21:45 08.03.2024 21:45 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takohet me delegacionin boshnjak Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redzepi, priti një delegacion të përfaqësuesve të këshillave rajonale kombëtare boshnjake nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Sipas zyrës së kryeministrisë, tema e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik, njofton Klankosova.tv. “Tema qendrore e diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimi i integrimit ekonomik. Theksi u vendos në forcimin e lidhjeve kulturore rajonale me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve të ndryshme”, thuhet në komunikatë. Në mesin e çështjeve që u diskutuam ishte edhe ajo e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë, i cili do të mundësojë një kuptim më të mirë të nevojave, kërkesave dhe sfidave të komuniteteve të ndryshme në Kosovë. “Kjo nismë paraqet një hap përpara në ndërtimin e urave të miqësisë dhe forcimin e themeleve për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”.