Kurti takim me pensionistet e Prishtinës, lavdërohet për 100 euroshin NULL NULL 05.09.2023 10:58 05.09.2023 10:58 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë pensioniste të komunës së Prishtinës. Me këtë rast, Kurti bëri të ditur edhe temat që u diskutuan në këtë takim. Ai u lëvdua me atë se çka ka bërë ekzekutivi për pensionistët, në mesin e tyre edhe me shtesat prej 100 eurove. “Mbi 280 mijë pensionistë kanë përfituar tri herë shtesa nga 100 euro, në nëntor 2021, prill 2022 dhe tetor 2022. Miratuam ndryshimet në ligj për t’ju mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90-ta të përfitojnë nga pensionet kontributpaguese, nga e cila nismë përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë/e. Vizita në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve. Kemi arritur marrëveshje të njohjeve të kontributeve të sigurimeve për efekt pension pleqërie me Shqipërinë, që është vënë në zbatim për qytetarët në Shqipëri e Kosovë”, tha Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 1 orë më parë