Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti synon sërish kryeministrinë e shtetit të cilin ministri i tij e quante “projekt i përkohshëm”

NULL NULL
16.01.2025 18:31

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po synon edhe një mandat qeverisës si Kryeministër i Kosovës, shtet të cilin po ministri i tij, Liburn Aliu e quante ”projekt të përkohshëm”.

Për këto cilësime asnjëri prej tyre nuk ishte penduar, madje qëndrimin e tyre e rikonfirmonin edhe një ditë pas asaj deklarate, kur në një prononcim për klankosova.tv, po vet Aliu nuk ndryshonte mendim.

”E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm”.

Tutje ministri i Kurtit, Liburni, në prononcimin që e pati dhënë për klankosova.tv, minonte qëndrimin e tij se Kosova është ”proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri”.

Derisa po për idenë e Bashkimit Kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, që më i zëshmi ishte po vet kryeministri, Albin Kurti, nuk pati ndonjë zhvillim.

Ishte vet kryeministri që tash pretendon edhe një mandat tjetër katërvjeçar, ai që justifikonte mosrealizimin e premtimeve për Bashkimin Kombëtar duke e cilësuar edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës si kundërthënëse.

”Fatkeqësisht Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër”.

”Në këtë kuptim, Pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria”.

Gjeni më poshtë deklaratën e plotë të ministrit, Liburn Aliu dhënë për njërin prej emisioneve në t7, ku Kosovën konsideron si një projekt të përkohshëm.

”Unë e shoh sot Kosovën më shumë si një projekt të përkohshëm”.

”Cilat janë elementet që sot përpiqen me kriju kombin kosovar, kushtetuta e Kosovës është e një vendi multi-etnik, çfarë është kosovari, a është kosovari shqiptar apo diçka tjetër?”.

”Nëse do të krijonim një komb që do të synonte një përzierje të etnive nuk e di sa do të ketë sukses, dhe nuk është duke pasur sukses”.

lajme të ngjashme