Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti sulmon Thaçin e Veselin: Janë dy ish-kryetarë në Hagë që duhet t’i vizitojnë për instruksione politike

NULL NULL
02.07.2025 22:06

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka sulmuar dy ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po mbahen në Hagë.

Sipas Kurtit, në PDK ekzistojnë katër ose pesë kryetarë, duke thënë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”.

“Unë prej përvojës politike, por besoj edhe prej lajmeve dhe krejt çfarë dihet publikisht e kam të qartë se PDK-ja nuk është reformuar. Në PDK ekzistojnë ose katër ose pesë kryetarë”.

“Nuk e di a i ka katër apo pesë, por jam i sigurt që s’i ka tre, s’i ka as dy dhe s’e ka as një. Edhe janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike. PDK-ja nuk është reformuar”, tha Kurti në Tëvë1, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai akuzoi PDK-në se nuk është parti, e të cilën e quajti “shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara dhe aty nuk merresh vesh se ke folur me një person”.

“Prandaj edhe Enver Hoxhaj thotë dicka krejt tjetër. Prandaj e patë në një emision çka tha kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për Sami Lushtakun, prindin e një deputeti të PDK-së”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.