Kurti s’raporton për vizitën në Bruksel, opozita s’e fton në interpelancë (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 04.05.2021 20:34 nga Enis Reçica 04.05.2021 20:34 Në fund të javës pritet që Qeveria e Kosovës të miratojë planprogramin qeverisës. Këtë e konfirmoi për Klan Kosova, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Tek pas ekzekutivit, i njëjti plan, në të cilin përfshihet edhe platforma për dialogun, pritet të diskutohet edhe në kuvend, njofton Klan Kosova. Por, para ligjvënësve nuk pritet të japë llogari Kryeministri Albin Kurti për vizitën e tij dyditore të javës së shkuar në Bruksel, gjë të cilën e kishin përmendur partitë opozitare, PDK e LDK. Porse nga deputeti Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka thënë Klanit se nuk parashohin të thirrin në interpelancë Kryeministrin. E Mimoza Kusari-Lila, kërkesat e PDK-së e LDK i ka parë të pakuptimta, meqë e njëjta i tha Klanit se Kryeministri nuk ka pasur takim me palën serbe, andaj sipas rezolutës që ishte miratuar më parë, nuk obligohet të raportojë para Kuvendit. Por, të mërkurën pranë Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë, pritet të raportojë zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, i cili ishte së bashku me Kurtin në Bruksel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.