Kurti solidarizohet me përdoruesit e karrocës NULL NULL 01.03.2023 09:50 01.03.2023 09:50 Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë. Kurti së bashku me kabinetin e tij në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Përfaqësues të HENDIKOS-it do të takohen sot edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe drejtorë komunal të Prishtinës. Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre./Kp *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025