Kurti shpreh mirënjohjen ndaj kontributit të Luksemburgut dhe mbështetjen në projekte të ndryshme NULL NULL 13.03.2023 19:04 13.03.2023 19:04 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi i Qeverisë me misionin e Luksemburgut dhe mundësitë e reja ishin ndër temat e diskutimit, thuhet në një komunikatë për media. Tutje thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj kontributit të vazhdueshëm të Luksemburgut dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme të fushave të shumta. Ai e njoftoi me Dietz me punën e Qeverisë, arritjet përgjatë këtyre dy viteve të fundit, reformat e ndërmarra dhe për progresin ekonomik dhe demokratik. U diskutua edhe për procesin e dialogut, propozimin evropian për Marrëveshje Bazike për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin që pritet të mbahet me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë