Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti shpalos planin qeverisës së LVV-së edhe për katër vjet, e bazon në 10 pika

NULL NULL
20.09.2022 19:35

Kryetari aktual i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të garojë edhe për një mandat katërvjeçar në udhëheqjen e partisë.

Në mesin e mijëra aktivistëve e simpatizantëve, Kurti shpalosi planin e tij për udhëheqje edhe në katër vjetët e tjera të cilin e ka bazuar në 10 pika, njofton Klankosov.tv.

“Sot kërkoj votëbesimin tuaj edhe për katër vjet të tjera në krye të Lëvizjes Vetëvendosje në prag të zgjedhjeve të së dielës së 25 shtatorit. Platforma ime për periudhën 2022-2026 është e mbështetur në këto 10 pika”.

“1. Rritja e numrit të anëtarëve të moshave të reja, 2. Rritja e anëtarësimit së vajzave dhe grave, 3. Krijimi i kohezionit midis brezave dhe grupeve shoqërore e botëkuptimore, 4. Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj, 5. Promovimi i organizmit sindikal në sektorin privat, 6. Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025, 7. Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes, 8. Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë, 9. Angazhimi i studentëve dhe pensionistëve në organizatën politike të Lëvizjes dhe 10. Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë”, tha Kurti.

Por, Kurti nuk la pa folur edhe për rrugëtimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e partisë e qeverisë në kohë krizash teksa sipas tij askush nuk do të mund  ta bënte këtë, njofton Klankosova.tv.

“Siç e dini kjo është hera e parë që unë vij për të kërkuar besimin tuaj për t’u rizgjedhur në krye të Organizatës sonë duke qenë njëkohësisht Kryeministër i Kosovës. Në tetor të vitit 2019 dolëm të parët për herë të parë, në shkurt të vitit 2021 u bëmë shumicë për herë të parë e këtë të premte bëhen 1 vit e gjysmë që jemi në drejtimin e Republikës së Kosovës. Periudha nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit e deri më sot ka qenë e mbushur me sfida por edhe me suksese”.

“Përgjatë kësaj periudhe e dini se u dashtë të përballemi edhe me sfida që pakkush mund t’i parashikonte, në këtë mes vecohen pandemia COVID-19 dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë që shkaktoi krizë energjetike e ekonomike, pa harruar edhe ndryshimet evidente klimatike”.

“Duke qenë një organizatë e ngjizur me aksion të drejtpërdrejt unë besoj se ne jemi më të duhurit për të qenë në udhëheqje të vendit në kohë kritike. Detyra jonë është që t’ja dëshmojmë vendit se duke na besuar neve ai ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme” tha Kurti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.