Kurti shmang sërish pyetjet e gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale NULL NULL 16.12.2024 19:57 16.12.2024 19:57 Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka refuzuar të komentojë mungesën e tij në afatin e sotëm kohor në Prokurorinë Speciale dhe zhvillimin e fundit të intervistimit të tij aty në cilësinë e dëshmitarit, raportuar sonte vonë nga avokati, Besnik Berisha. Duke mos specifikuar asgjë nga detajet e lartpërmendura, ai iu përgjigj gazetareve se po shkon të ndjek eventin tjetër të paraparë në agjendën e tij, një ngjarje tek Salla e Kuqe, transmeton klankosova.tv. Zhvillimi pasoi pas pjesëmarrjes së tij në dy aktivitete të ndara, njëra e organizatës VORAE dhe tjetra ngjarje promovim libri me titull: ”Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999)”.