Kurti sërish i quan të përkohshme dhe të padrejta masat e BE-së NULL NULL nga Hekuran Sokoli 03.07.2023 10:35 nga Hekuran Sokoli 03.07.2023 10:35 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka quajtur sërish të përkohshme dhe të padrejta masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Duke iu referuar këtyre masave, ndër të tjera, ai ka thënë se bëhet fjalë për anulim të vizitave, raporton Klan Kosova. “Është e vërtetë që janë paralajmëruar masa të cilat edhe janë zbatuar disa prej tyre. Ju e dini që ushtrimi i madh Defender Europe 2023 sidomos në Gjakovë kur e kishim të planifikuar, u pat anuluar”, ka thënë Kurti “Bëhet fjalë edhe për anulim të vizitave, por gjithsesi bëhet fjalë për masa të përkohshme e të cilat për bindjen time janë të padrejta”, ka shtuar Kurti. Tutje, ai ka theksuar se është me rëndësi që në Kuvendin e Kosovës të votohet me 2/3 për kreditë dhe grandet me vlerë prej 149 milionë eurosh. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025