Kurti: Serbia pretendon se Kosova është më pak se shtet, në fakt jemi më shumë se shtet - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Serbia pretendon se Kosova është më pak se shtet, në fakt jemi më shumë se shtet

NULL NULL
28.03.2023 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se derisa Serbia pretendon se Kosova është më pak se shtet, në fakt ajo është më shumë se shtet.

Në një intervistë për televizionin Top Channel, ai ka shtuar se Kosova është në thelb të kombit shqiptar dhe çështjes shqiptare, njofton Klan Kosova.

“Edhe historikisht dhe aktualisht Kosova është çështje thelbësore e çështjes kombëtare. Nëse Serbia po pretendon se jemi më pak se shtet, ne në fakt jemi më shumë se shtet sepse jemi në thelb të kombit tonë dhe të çështjes shqiptare dhe për këtë duhet koordinim i vazhdueshëm ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës”.

klankosova.tv