Kurti: Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë NULL NULL 27.03.2023 11:14 27.03.2023 11:14 Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën në lagjen “Dardania” në Pejë. Nga aty, Kurti ka thënë që Serbia duhet që të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë. “Bashkë me kolegët nga Kuvendi i Kosovës, me aktivistë të lëvizjes sonë, këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari, duke u përulur dhe duke përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe në lagjen “Dardania”. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme, për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe normale”. “Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërsa Prokuroria e Kosovës dhe Specialja duhet të punojnë ditë e natë, që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxjerren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët, por edhe familjet e tyre dhe mbarë shoqëria jonë”, ka thënë Kurti pas homazheve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë