Kurti: Së shpejti do të jepen detaje tjera rreth sulmit në Ibër Lepenc NULL NULL 02.12.2024 17:30 02.12.2024 17:30 Foto nga Arkiva; Kryeministri Albin Kurti Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se hetimet rreth shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit po vazhdojnë. Kurti deklaroi se së shpejti do të zbulohen edhe detaje tjera lidhur me rastin. Ai bëri të ditur se në aksionin e policisë për kapjen e të dyshuarve pos që është gjetur arsenal i armëve dhe eksplozivëve janë gjetur edhe shenja ushtarake që shumica prej tyre i përkisnin Forcave të Armatosura Serbe dhe Ruse, si Forcat Ajrore Ruse (VDV). “Lidhjet e personave të arrestuar me organizatën terroriste “Mbrojtja Civile” e sponsorizuar nga Beogradi tregojnë praninë e aktorëve të huaj”, tha Kurti. “Natyrisht, ngjarjet terroriste nuk ndodhin në vakum. Në këtë kontekst, inkursioni paraushtarak i Serbisë vitin e kaluar dhe sponsorizimi i vazhdueshëm i krimit përmes metodave të ndryshme në veri të Kosovës lë pak hapësirë për spekulime. Megjithatë, hetimi është në vazhdim, dhe detaje të mëtejshme – së bashku me numrin e palëve të huaja të përfshira – do të zbulohen”, theksoi ai. E lidhur me sulmin e së premtes në fshatin Varagë, detaje ka dhënë sot Prokuroria Speciale e Kosovës. PSRK njoftoi se deri më tani 10 persona janë arrestuar. Sulmi në Ibër-Lepenc: Shkon në 10 numri i të arrestuarve