Kurti: Reciprociteti mbron serbët e Kosovës (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 30.07.2022 20:21 nga Drin Demiri 30.07.2022 20:21 Mesazhi u tha në gjuhën e atyre që iu dedikohet. Në videon që u publikua të shtunën, kryeministri Albin Kurti u kërkoi serbëve të Kosovë që reciprociteti për letërnjoftime, që nis më 1 gusht ndaj Serbisë, të mos kuptohet ndryshe pos si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të tyre si nënshtetas të Kosovës. Në serbisht, ai dha informacione edhe për kthimin e targave ilegale në RKS që fillon po të hënën. Një ditë më herët, për masat rreth mbarëvajtjes së këtyre dy proceseve, do të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Kryeqeveritari tha se Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon fushatë informuese.