Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zhvillimet në Shkup nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2025 10:52

Sot në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, po mbahet dita e dytë e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e saj, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian Marta Kos, pati disa fjalë edhe për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Kos iu drejtua Kurtit me fjalët “ne e dimë se ju keni shpenzuar mjaft energji për t’u anëtarësuar në BE”.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, raporton nga Shkupi lidhur me zhvillimet në këtë samit.

“Ne e dimë që sot rastis edhe një seancë e re, një sagë e vazhdueshme kur ne nuk kemi as konstituim të Kuvendit dhe as krijim të institucioneve”, tha Uka duke përmendur zhvillimet politike në Kosovë.

Kryeministri në detyrë do të jetë edhe folës në panelin e dytë.

Pjesëmarrës aty ishte paraparë të jetë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por i cili nuk po merr pjesë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.