Kurti pret një delegacion të bizneseve nga Izraeli NULL NULL 19.12.2024 18:53 19.12.2024 18:53 Foto nga Zyra e Kryeministrit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit. Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit u bë e ditur se gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja. “Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Ëaldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael”. “Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025