Kurti përmbledh vizitën e tij në Londër me një postim NULL NULL 11.04.2026 15:46 11.04.2026 15:46 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bëri një përmbledhje të vizitës së tij dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar, duke i listuar të gjitha takimet që i zhvilloi në Londër. Kurti ka shkruar se kjo është vizita e tij e dytë brenda gjashtë muajsh në MB, duke e cilësuar vendin si një aleat kyç për Kosovën, transmeton Klankosova.tv. Në postimin e tij, Kurti bëri të ditur se takimet në Londër i filloi me Sekretaren për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper dhe i mbylli me një takim me Sir Noel Malcolm, historianin e njohur. Postimi i plotë: