Kurti për rritjen ekonomike: Statistikat nuk mund të kontestohen (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 10.10.2022 20:25 nga Haris Ademi 10.10.2022 20:25 Krejt opozita ia kontestoi meritat qeverisë për sukseset në ekonominë vendore. Por kryeministri Albin Kurti thotë se kjo është e natyrshme për kundërshtarët e tij. Sipas tij, statistikat nuk mund të kontestohen, derisa më shumë merita u dha punëtorëve, njofton Klan Kosova. Ekzekutivi është kritikuar edhe për mungesë të investimeve kapitale, por Kurti mohon që këtë po e bën për shkak të krizës energjetike. “Nuk është e vërtetë që ne po ruajmë para që t’i shpenzojmë në importin e energjisë elektrike”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova. Madje shpreh bindjen që nuk duhet domosdo t’i harxhojë krejt paratë që i ka në buxhet. Gjatë qëndrimit në Gjilan, të hënën, kryeqeveritari tha se janë gjetur shkelje edhe në disa projekte që e prekin këtë zonë, prandaj duhen korrigjuar para se të punohet në to.