Kurti për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Dokumentet jetike dhe vendimtare, tashmë kanë një adresë NULL NULL 11.11.2024 14:35 11.11.2024 14:35 Kryeministri Albin Kurti Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës Luftës. E në adresimin për media, Kurti thotë se këto krime dhe ruajtja e tyre që është vendimtare për historinë, ka tashmë një adresë në Kosovë, njofton Klankosova.tv. “Me këtë rast pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo ethën ndryshe një 15.8 terabajt informacion është grumbulluar gjatë 9 muajve video-xhirime, fotografi, audio-xhirime e tekste të ndryshme. Janë gjithsej 67 burime prej ku janë marr këto dokumentacione. Është punë jetike dhe vendimtare si për histori ashtu edhe për drejtësi për neve”, tha Kurti. “Ne e kuptojmë të vërtetën historie përmes këtyre dokumente e në anën tjetër edhe ky paraqet një vend adresë shumë të rëndësishëm për drejtësi vendore dhe që viktimat të rehabilitohen sepse drejtësia e munguar është padrejtësi e vazhduar. Qytetarët që kanë dokumentacione për krimet e kryera gjatë luftës kanë një adresë”. Për këto krime, Kurti thotë se shteti armiqësor i Kosovës (Serbia), nuk i pranon, por i quan të fabrikuara. “Kemi edhe një shtet që nuk i pranon këto krime, e në fakt i quan të fabrikuara, pra ky është shteti fqinj verior armiqësor”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025