Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti për deklaratat se mund të ketë luftë në Kosovë: Është akuzë ndaj Serbisë, s’ka pse ju pengon

NULL NULL
22.09.2022 14:20

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetet së AAK-së, Time Kadrijaj, për deklaratat se mund të ketë luftë në Kosovë.

Deputetja kërkoi nga Kurti mos ta zhvendos vëmendjen e grevës me deklarata të tilla si ‘mund të ketë luftë në Kosovë’.

Kurti u shpreh se kur thotë se mund të ketë luftë, është akuzë ndaj Serbisë, dhe për këtë, ai iu drejtua ‘nuk ka pse ju pengon akuza ndaj Serbisë’. Ai madje kërkoi nga deputetët t’i ndjekin deri në fund intervistat.

“Unë s’kam thënë që do të ketë luftë, kam thënë mund të ketë luftë, por është papërgjegjësi absolute nga ana ime si kryeministër kur i ki 48 baza të përparme ofensive rreth Kosovës, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë me thënë që s’do të ketë kurrë luftë, është gabim. Kur unë them mund të ketë luftë, ju lutem ndjekeni atë intervistë deri në fund se ajo është akuzë ndaj Serbisë. S’ka pse ju pengon juve akuza ndaj Serbisë. Kush e bën luftë, luftën e bën Serbia, prandaj ajo është akuzë në arenën ndërkombëtare ndaj Serbisë, s’ka bre pse ju pengon ajo”, tha kryeministri, njofton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.