Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti pas takimit me Osmanin: T’iu jepet shansa edhe takimeve të tjera, të shohim cili është progresi

NULL NULL
02.07.2025 12:18

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani në lidhje me bllokadën e Kuvendit të Kosovës.

Kurti është deklaruar pas këtij takimi, duke thënë se duhet t’u jepet shansa edhe të tjerave, për të parë progresin, përcjell Klankosova.tv.

“Unë besoj që duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.

Duke folur për konstitimin e Kuvendit, Kurti gjithashtu u shpreh që do të bëjnë çmos që siç u shpreh ai, me frymën e bashkëpunimit të arrihet një gjë e tillë.

“Posa e përfunduam takimin me presidenten Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, afatet po rrjedhin, në javën e fundit të korrikut, duhet që ta kemi konstituimin, do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsesusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që pastaj të kalojmë tek formimi i qeverisë së re, që i përgjigjet Kuvendit të ri të Republikës”.

“Diskutuam gjerë e gjatë, i përmendem të gjitha elementet përbërëse dhe tash presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësuesit e partive të tjera politike e mbase në fund do të mund të shohim a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë”, është shprehur tutje Kurti./Klankosova.tv

Gati dy orë në Presidencë, takimi Osmani-Kurti ende në vazhdim

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.