Kurti pas problemeve me rrymë: Qytetarë, racionalizohuni me konsumin e energjisë elektrike NULL NULL 27.12.2024 10:49 27.12.2024 10:49 Kryeministri Albin Kurti Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e fundit për këtë vit të qeverisë, përmendi shqetësimet e qytetarëve për energjinë elektrike, ku tash e sa ditë disa zona të Kosovës po përballen me mosfurnizim të rrymës. I pari i qeverisë tha se inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave, dhe sanimi i dëmit nga zjarri para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave, ndërsa shton se rezultate të tilla pret dhe në Ferizaj, atje ku gjendja me mungesë të energjisë elektrike është më e rëndë, njofton Klankosova.tv. “Shqetësimet për energji elektrike i kemi përcjellur tek KOSTT-i dhe KEDS-i, dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit, si të prishjeve, edhe të menaxhimit të mbingarkesave. Komunikim të qartë dhe të shpeshtë me qytetarët, dhe finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt, i cili do të zgjidh problemin e Ferizajt dhe do të ketë ndikim në komunat e tjera. Inaugurimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë para një jave, dhe sanimi i dëmit nga zjarri para disa muajve në nënstacionin Prishtina 3, kanë pasur ndikim shumë pozitiv në furnizimin e këtyre zonave. Rezultate të ngjashme presim edhe në Ferizaj”, tha Kurti. Shefi i ekzekutivit u bëri thirrje qytetarëve që të racionalizohen me konsumin e energjisë elektrike, pasi kjo sipas tij është në të mirë të tyre dhe sigurimin e vendit me energji. “Siç do dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë, në të mirë të sigurimit për vete dhe për gjithë vendin tonë”, tha Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025