Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti pas miratimit të programit qeverisës: Prioritet janë vaksinat

NULL NULL
07.05.2021 16:39

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në konferencë për media pas miratimit të programit qeverisës 2021-2024.

“Ne e kemi programin qeveritar tash dhe dy shtojca, ajo legjislative dhe ajo e planit strategjik. Në prill e kemi identifikuar gjendjen në fusha të ndryshme, shoqërinë tonë dhe nëpër ministri veç e veç. Janë dy prioritete urgjente që lidhen me pandeminë, shëndetin në kushte të pandemisë dhe ekonominë në pandemi. Prioritet është sigurimi i vaksinave”, ka thënë Kurti, njofton KlanKosova.tv.

“Kemi theksuar në programin tonë që është e domosdoshme të kemi një kulturë të re qeverisëse me të cilën transparenca radikale, kompetenca dhe integriteti personal i zyrtarëve bëhen bashkë dhe fillojmë kapitullin e ri të Kosovës së pasluftës. Kemi fituar me dy fjalë: drejtësi dhe punësim, prandaj Vettingu në prokurori dhe gjyqësi… është sigurisht kryefjalë e reformës në”.

Kurti duke folur për programin qeverisës ka thënë se paga minimale në vend do të rritet në 250 euro.

“Nuk do të lejojmë asnjë qytetar që të jetojë në varfëri ekstreme”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.