Kurti nis konferencën në Londër duke përmendur kërcënimin serborus: Armatimi i madh, tregues që Serbia do përshkallëzim NULL NULL 23.05.2024 11:55 23.05.2024 11:55 Kryeministri, Albin Kurti në Konferencën e Mbrojtjes në Londër Kryeministri Albin Kurti e ka hapur Konferencën e Mbrojtjes në Londër duke përmendur me shqetësim kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, por dhe duke specifikuar rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve për demokraci. Sipas tij, armatimi i madh i Serbisë, është një tregues së ajo synon përshkallëzim të situatës, transmeton klankosova.tv. Tutje ai ka specifikuar se derisa Kosova bashkëpunon me partnerët e saj SHBA, MB e BE, Serbia zgjedh Rusinë, Kinën e Iranin. “Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”. “Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë deklaruar Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025