Kurti nesër takon mërgatën në Oslo NULL NULL 07.11.2024 20:48 07.11.2024 20:48 Foto arkiv: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të takojë mërgatën në Oslo të Norvegjisë, me fillim nga ora 20:00. Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përcjell klankosova.tv. “Nesër, më 8 nëntor, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji. Takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo”. “Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025