Kurti në varrimin e policit të vrarë: Afër Afrimi, larg krimi NULL NULL 25.09.2023 16:50 25.09.2023 16:50 Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se me krimin dhe terrorin nuk ka kompromis, ndaj dhe Kosova do të ngadhënjejë përballë strukturave armiqësore, siç qe rasti i djeshëm në Banjskë. Madje Kurti në ceremoninë lamtumirëse të policit të vrarë të Kosovës, u shpreh se para se ai të varroset si hero në tokën e tij, portreti dhe profili i Afrim Bunjakut të skalitet në mbamendjen kolektive, transmeton klankosova.tv. ”Rënia në detyrë e rreshter, Afrim Bunjakut, i veshur në uniformën e Policisë së Kosovës, është një sakrificë në betejën e Kosovës për ligj dhe kushtetueshmëri, drejtësi e të drejta për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim”. ”E heroizmin e Afrimit e vazhduan sërish me profesionalizëm dhe vetëmohim, kolegët e tij, policët e Kosovës që i përballën grupet e armatosura kriminale dhe terroriste të Serbisë në veri të Kosovës”. ”Përballë këtyre strukturave armiqësore, do të ngadhënjejë Kosova me përpjekjen e saj legjitime për rend dhe ligj dhe sovranitet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e saj”. ”Afër Afrimi, larg krimi. Me terrorin dhe krimin, nuk ka kompromis”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 15 orë më parë