Kurti në Shkup, Lushtaku: Së pari punët e shtëpisë – s’është i interesuar për konstituim NULL NULL 01.07.2025 11:00 01.07.2025 11:00 Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka kritikuar kryetarin e VV-së, Albin Kurtin për shkuarjen në Shkup, pasi sipas tij, së pari duhet të kryhen punët e shtëpisë. Para mediave, ai tha se kryeministri në detyrë nuk është i interesuar t’i zgjidh problemet e qytetarëve e as për ta konstituuar kuvendin, njofton Klankosova.tv. “Prej fillimit, sidomos pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, ka treguar joseriozitet. Mungesa e tij si deputet në kuvend por edhe si kryetar i kësaj partie tregon që do të bëjë gjithçka, do të shkel çdo ligj dhe kushtetutë vetëm e vetëm të mbajë pushtetin”. “Nuk është i interesuar për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, siç nuk është i interesuar as për hallet e tyre të cilat po rriten. Së pari duhet të jenë prioritet punët e shtëpisë, pastaj të ketë diskutime për punë të shtëpisë në një forum tjetër, nuk i ka zgjidh punët e shtëpisë në Kosovë e që është për keqardhje”, u shpreh Lushtaku. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.