Kurti me parafushatë në Prizren NULL NULL 10.01.2025 23:50 10.01.2025 23:50 Albin Kurti - Facebook Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë ishin sonte në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, në një lloj parafushate për të prezantuar progresin në trashëgimi kulturore, shëndetësi, punësim, mirëqenie e sundim të ligjit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti thotë se ishte në Prizrenin e Lidhjes, të shatërvanit nga burimi i pashtershëm i ujit, sikurse dashuria e tyre për këtë qytet e për Republikën, transmeton Klankosova.tv. “Në jug të Kosovës, në Prizrenin e Lidhjes, të shatërvanit nga burimi i pashtershëm i ujit, sikurse dashuria jonë për këtë qytet e për Republikën. Sonte ishim në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” për të prezantuar para qytetarëve progresin në trashëgimi kulturore, shëndetësi, punësim, mirëqenie e sundim të ligjit. Në Prizren kthehemi sot një javë, më 17 janar, në Sallën e Sporteve “Sezai Surroi” për dhënë zotimet dhe paraqitur planet tona për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë 2 orë më parë