Kurti mirëpret pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti mirëpret pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës

NULL NULL
07.05.2023 23:31
Viena

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sonte në një event të organizuar, ka mirëpritur pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, ku këtë herë Kosova është nikoqire e saj.

Ai thotë përmes një cicërime në twitter, se bashkëpunimi ekonomik, krijon shoqëri më të drejta e jo vetëm gjenerim të pasurisë, përcjell klankosova.tv.

”Sonte mirëprita pjesëmarrësit e Forumit të 20-të Ekonomik të Vjenës, të cilin e kemi nderin ta presim këtë vit në Kosovë. Bashkëpunimi ekonomik midis demokracive jo vetëm që gjeneron pasuri, por gjithashtu mbështet vlerat tona të përbashkëta, duke krijuar shoqëri më të drejta dhe më të prosperuara për qytetarët tanë”.