Kurti me ministra viziton BIK-un për Bajram NULL NULL 21.04.2023 09:21 21.04.2023 09:21 Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës për festën e Fitër Bajramit. Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe atë të Kulturës, Hajrullah Çeku u prit nga myftiu, Naim Tërnava, njofton Klankosova.tv. Kurti edhe njëherë nga BIK-u uroi të gjithë besimtarët myslimanë për Bajram. “Sot në ditën e Fitër Bajramit bashkë me kolegët nga Qeveria e Kosovës erdhëm tek myftiu Tërnava në Bashkësinë Islame që të ia urojmë ketë fetë të madhe që vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit ku besimtarët kanë treguar sakrificë”, deklaroi Kurti. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.