Kurti me drejtorin e ANE-s, Birol diskutojnë Strategjinë Kombëtare të Energjisë NULL NULL 18.02.2023 11:55 18.02.2023 11:55 Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol. Kurti dhe Birol diskutuan për sektorin e energjisë dhe potencialin që ka Kosova për energjinë e ripertëritshme, ku edhe theksoi planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme dhe për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë, përcjell Klankosova.tv. Po ashtu, kryeministri në takim theksoi mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për masat në rritjen efiçencës energjetike dhe ruajtjen e çmimit të përballueshëm për qytetarë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025