Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti me dedikim tjetër për Kadarenë: Në errësirën e diktaturës, ishte vezullimi i krijimtarisë, njerëzimit dhe i gjeniut individual

NULL NULL
01.07.2024 17:48
Ismail Kadare
Ismail Kadare

Kryeministri Albin Kurti, sërish ka bërë një dedikim për shkrimtarin shqiptar me nam botëror Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij.

Shefi i i qeverisë, tha se Kadareja në errësirën e diktaturës në Shqipëri ishte vezullimi i krijimtarisë, i njerëzimit dhe i gjeniut individual, transmeton klankosova.tv.

“Ai u detyrua, si shumica e bashkatdhetarëve të tij, të jetonte brenda kufizimeve më të ashpra politike dhe artistike; e megjithatë ai gjeti mënyra për të ndriçuar, për të pyetur dhe për të qeshur”, shkroi Kurti në X.

Ai tutje tha se romanet e Kadaresë  ishin të bazuara në kulturën dhe historinë shqiptare, por temat dhe zëri i tij sidomos në poezinë e tij ishin universale, raporton Klankosova.tv.

“Çmimi i tij Ndërkombëtar i Librit për Njeriun (i pari i dhënë ndonjëherë) dhe nominimet e përsëritura për Çmimin Nobel për Letërsinë pasqyrojnë staturën e tij globale: ai foli për njerëzit kudo, duke luftuar për të mbijetuar dhe për të gjetur një dritë të pastërtisë mes kompromiseve dhe kufizimeve të jetës”, shtoi Kurti.

Njeriu i cili mbi supe e ka udhëheqjen e qeverisë, ndër të tjera tha se si i rritur në Kosovë nën diktaturën dhe represionin e Beogradit, e më pas si i burgosur politik, zërin e Kadaresë e ka dëgjuar si empati dhe si frymëzim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.