Kurti: Kuka dhe Krasniqi i sollën më shumë lavdi vendit NULL NULL 18.12.2021 22:25 18.12.2021 22:25 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin që u zgjodhën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i Xhudos si trajneri më i mirë dhe atletja më e mirë për vitin 2021. Kurti thotë se është gëzuar shumë kur pa ekipin tonë të xhudos që po i sjellë shumë lavdi vendit, njofton Klankosova.tv. “Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos 🇽🇰. Urime Driton Kukës për fitimin e çmimit të arritjeve të trajnerit 2021, dhe Distria Krasniqit që u shpall xhudistja e vitit. I gëzuar kur pashë ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit. Të gjithë e festojmë suksesin tuaj”, ka shkruar Kurti. Another outstanding achievement of 🇽🇰’s judo team. Congrats to Driton Kuka for winning coaching achievement award 2021, and to Distria Krasniqi becoming judoka of the year. Delighted to see our team bring more glory to the country. We all celebrate your success. — Albin Kurti (@albinkurti) December 18, 2021 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë