Kurti kujton një bisedë të Shaban Jasharit me një profesor pas protestave të 81-tës NULL NULL 06.03.2023 12:57 06.03.2023 12:57 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka përkujtuar bisedën e Shaban Jasharit, babait të komandantit legjendar të Adem Jasharit, me një profesor universitar në një ndejë pas demostratave të vitit 1981. Ai tha se profesori universitar i kishte thënë Jasharit se “Republika do të bëhej pas gjashtë muajsh”. Ndërsa, Shaban Jashari ishte përgjigjur me mjaft maturi. “Dëgjo morë djalë, po u bë kjo punë sot e 10 vjet, do të më dukej se kjo punë u bë sot”, kishte thënë Shaban Jashari. Kosova shënon 25-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, e cila shënon rënien heroike të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Ademin. Datat 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998-të, trasuan rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë