Kurti kthehet nga Bratisllava, merr pjesë në një takim ndërministror për Ditën e Fëmijëve NULL NULL 01.06.2023 11:40 01.06.2023 11:40 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vazhduar agjendën e tij në Kosovë, pas pjesëmarrjes së tij dje, në Forumin e Bratisllavës, ku edhe u takua me përfaqësues të BE-së, për situatën e tensionuar në veri. Ai sot u pa në Prishtinë, në një takim të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, me rastin e 1 Qershorit, transmeton klankosova.tv. Në këtë ngjarje, teksa ka uruar Ditën e Fëmijëve, ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të rritur mirëqenien e tyre. Sipas tij, mirëqenia e fëmijëve nuk është vetëm obligim ligjor dhe etik por edhe gurthemel për shoqëri prosperuese. Ai tha se të drejtat e fëmijëve janë përgjegjësi kolektive për të cilat duhet të angazhohen dhe punojnë krah për krah duke bashkuar forcat të gjitha institucionet. Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve është krijuar për të komunikuar dhe koordinuar politikat, programet dhe proceset në lidhje me çështjen e të drejtave të fëmijëve. Ndaj dhe vepron brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të lehtësuar realizimin e të drejtave të fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre mundësi të barabartë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 31 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 39 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day