Kurti: Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica NULL NULL 30.07.2024 19:13 30.07.2024 19:13 Foto arkiv: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Kryeministri Albin Kurti e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë të fituar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica. “Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës”. “Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos. Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!”, ka shkruar Kurti. /Klankosova.tv