Kurti, Krasniqit e Abdixhikut: Arrestimin e kriminelëve ta bëjmë me koordinim a pa koordinim? NULL NULL 02.06.2023 13:59 02.06.2023 13:59 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në fjalën e tij foli me emra për kriminelët që morën pjesë në protestat në veri të vendit. Pas kësaj, Kurti mori thirrje nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri e kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, që meqë po dihen me emra, ata të arrestohen. Kreu i qeverisë, iu përgjigj kryetarit të PDK-së e atij të LDK-së duke iu thënë se arrestimi i këtyre kriminelëve të ndodhë “me koordinim a pa koordinim, qysh po thoni”. “Ju bëtë thirrje që Njësia Speciale të marrë urdhër që të bëjë arrestimin e këtyre kriminelëve dhe unë iu falënderoj për këtë sjellje shtetërore, por për shkak të diskursit tuaj unë duhet t’ua bëjë këtë pyetje shtesë. Arrestimin e këtyre kriminelëve në veri, për të cilin po me inkurajoni, me koordinim a pa koordinim. Kërkoj nga ju që të më përgjigjeni se a me koordinim a pa koordinim”. “Arrestimin po e bëjmë, se ju ma dhatë mbështetjen e edhe nëse kam pasur ndonjë dilemë, mu hoq kur folët ju dy. Pra, arrestimi duhet të ndodh, por ju duhet të më tregoni se a me koordinim a pa koordinim”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, për deputetin Tahiri, pati edhe një pyetje shtesë duke i thënë se a duhet të ndodhë arrestimi “me shurdhues a pa shurdhues”. “Arrestimin e kërkoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Ky ka qenë ministër i Drejtësisë e i di këto punë. Edhe ky tha që duhet të arrestohen kriminelët”. “Edhe deputetin Abelard Tahiri e pyes se a me koordinim a pa koordinim, por për këtë e kam edhe një pyetje speciale: a me shurdhues a pa shurdhues? Si po thoni deputeti Tahiri?”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.