Kurti: Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli e as ushqimet tjera – mallrat që po hyjnë në vend sa vijnë e po shtohen NULL NULL 29.03.2020 21:54 29.03.2020 21:54 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh nga Kryeministria prej ku ka folur rreth situatës me koronavirus në vend. Teksa jemi në ditën e 16 prej kur është regjistruar rasti i parë me Covid-19, Kurti thotë se që nga dita e parë kanë kërkuar nga qytetarët që këtë situatë ta marrin me qetësi me kujdes dhe higjienë të shtuar por pa panik, njofton Klan Kosova “Kjo nuk do të thotë që kjo nuk është situatë serioze, në fakt është situata më serioze që kemi pasur që nga lufta e fundit para më shumë se dy dekada. Prandaj sonte dua të flas me ju si kryeministër i vendit, që ju më keni zgjedhur me votat e juaja. Si popull jemi testuar shpesh herë se sa të fortë jemi përballë armiqve të dukshëm të padukshëm, por edhe sa të unifikuar jemi përpara sfidave të përbashkëta”, deklaroi Kurti. Kryeministri në detyrë mes tjerash kërkoi nga të gjithë që të jenë të gatshëm për javët dhe muajt e ardhshëm. “Në botë tashmë ka një ngadalësim ekonomik për shkak të virusit korona, prandaj duhet të përgatitemi si shoqëri edhe mendërisht për atë që po vjen”. Kurti në këtë video-mesazh njoftoi se qytetarëve nuk do j’u mungoi asgjë. “Dëshiroj t’ju njoftoj, me garanci të plotë, se Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli, as ushqimet tjera, dhe asgjë të cilën e kemi patur përpara. Tregtia po vazhdon njësoj si më parë dhe nga doganat kemi informacion se mallrat që po hyjnë në Kosovë sa vijnë ë po shtohen” Mes tjerash Kurti tha se izolimi është e vetmja mënyrë që bota ka mungesë të vaksinës. Më poshtë mund të dëgjoni video-mesazhin e Kurtit: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë