Kurti: Kosova ka mundësi të shumta për investitorët e huaj në sektorin e energjisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Kosova ka mundësi të shumta për investitorët e huaj në sektorin e energjisë

NULL NULL
19.05.2023 14:13
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në projektin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW nga Solar Energy Group Europe, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës.

Kurti, nga Gjakova, tha se Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj në sektorin e energjisë, njofton Klankosova.tv.

“Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Strategjia jonë e re e Energjisë tregon përkushtimin tonë për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar”.

“Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj në sektorin e energjisë. Ne kemi ligjshmëri të mirë, institucione të besueshme, dhe treg të hapur për bizneset. Në të njëjtën kohë, politikat tona inkurajojnë konkurrencën e lirë dhe transparencën në ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme të energjisë” tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit, mes tjerash, tha se qeveria është e hapur dhe e përkushtuar për të punuar me investitorët e huaj.

“Kushtet e favorshme krijojnë mundësi që investitorët të zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovë dhe investimet e tyre të suksesshme padyshim që sjellin përfitime për të gjithë, pasi që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ofrimin e mundësisë të kompanive vendore në çdo segment të zinxhirit të vlerës”.

“Ne jemi të hapur dhe të përkushtuar për të punuar me investitorët e huaj dhe të krijojmë një mjedis bashkëpunimi të mirëfilltë, me qëllim që të mundësojmë zhvillimin e sektorit të energjisë dhe të arrijmë qëllimet tona ambicioze për energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik”, u shpreh Kurti.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.