Kurti: Kosova do të bëhet destinacion kryesor për prodhimtari filmike në rajon NULL NULL 13.11.2024 14:52 13.11.2024 14:52 Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një rregullore të re që pritet të sjellë një etapë të re për industrinë e kinematografisë në vend. Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rregullorja për të drejtën në rabat synon të nxisë investime të huaja duke ofruar mbështetje financiare për projektet filmike dhe të video-lojërave që realizohen në Kosovë, bën të ditur Kurti përmes një postimi në facebook. Në bazë të kësaj rregulloreje, kompanitë e huaja do të përfitojnë rimbursim deri në 30 për qind të shpenzimeve të pranueshme që bëjnë përmes bizneseve, shërbimeve dhe burimeve njerëzore vendore. Ky instrument është i vlefshëm për prodhimet filmike dhe për zhvilluesit e video-lojërave, duke synuar ta shndërrojë Kosovën në një destinacion të rëndësishëm për për prodhimtari kreative në rajon. Kryeministri ndër të tjera shprehu besimin se ky program do të sjellë jo vetëm investime të huaja, por edhe do të fuqizojë talentin kreativ vendor dhe të përkrahë industrinë e filmit në ngritjen e saj drejt niveleve të reja, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.