Kurti: Kosova dënon sulmet e sotme terroriste kundër Izraelit NULL NULL 07.10.2023 15:29 07.10.2023 15:29 albin kurti Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Në platformën X, ai ka thënë se dënon të gjitha aktet e dhunës dhe se qëndron në solidaritet të palëkundur me të prekurit, raporton Klan Kosova. “Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 1 orë më parë