Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: Komunikimi me Grenell kurrë nuk është ndalur, por është bërë më i vështirë

NULL NULL
25.03.2020 22:53

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se komunikimi me të dërguarin e presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, nuk është aspak i lehtë.

“Ai veç thotë ‘hiqe taksën dhe pikë’, të tjerët thonë ‘është hap i mirë ky për heqje të pjesshme dhe më pas të shihet’.

“Ajo çka më ka bërë përshtypje është se ai e braktisi komunikatën e Quintit ku kritikohej Kosova për tarifën dhe Serbia për fushatën e çnjohjeve, dhe këtë pjesën e dytë të fjalisë ka filluar ta lë. Pra me Grenell për këtë shkak ka filluar komunikimi të jetë më i vështirë. Komunikimi me të kurrë nuk është ndalur, por është bërë më i vështirë”.

“Mua më duhet t’i mbroj interesat e Kosovës. Nëse i gjithë populli i Kosovës është për këtë , ose duhet referendum, ose menjeherë të shkohet në zgejdhje, nuk mundet ndryshe”.

“Sa i përket lirisë së shprehjes së ministrave, unë nuk jam kryeministër për liri të shprehjes. Është absurditet. Qeveria nuk është formë debati. Ministri është bartës i detyrimit për të garantuar lirinë themelore”, u shpreh Kurti gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.