Kurti kombëtares së Kosovës i referohet si “klub futbollistik” NULL NULL 27.11.2025 13:37 27.11.2025 13:37 Kombëtarja e Kosovës në futboll ka arritur për herë të parë në histori të gjendet në fazën e playoff-it të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që vitin e ardhshëm mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Për këtë sukses të “Dardanëve”, Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme i ndau 250 mijë euro. Por, nëse arrijnë që të shkojnë mëtutje, kryeministri në detyrë Albin Kurti, u shpreh se do të ketë shpërblim deri në 1 milion euro, nëse kombëtarja “kaltëreverdh” arrin të kualifikohet në këtë kampionat. E Kurti, megjithatë ia huqi duke iu referua kombëtarës vetëm si “klub futbollistik”. Këtë lëshim, ai e bëri gjatë hedhjes në votim të propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për “Dardanët”. ‘‘Është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarje buxhetore për klubin futbollistik Kosova, për çfarë e ftojë ministrinë e Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Muratin që ta merr fjalën’’, deklaroi Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.