Kurti: Kemi siguruar lokacionin e projektit të energjisë diellore “Solar4Kosovo” NULL NULL 15.02.2023 14:44 15.02.2023 14:44 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është siguruar lokacioni për projektin në vlerë mbi 60 milionë euro për energji diellore “Solar4Kosovo”. Ai theksoi se sistemit të ngrohjes do i shtohen rreth 70 megavat, ku do të përfitojnë rreth 60 mijë banorë. Kështu kreu i ekzekutivit kosovar u shpreh në konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”. Tutje, Kurti tha se urbanizmi është ndër përpjekjet bashkëkohorë që në qendër të vëmendjes e ka njeriun dhe natyrën dhe shtoi se qeveria ka miratuar edhe vendimin për hartimin e planit të ri hapësinor të Kosovës, i cili sipas tij do të reflektojë në vizionin për zhvillim të qëndrueshëm. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Torta për Simiqin”, Behrami i reagon Zybës: Për shpifjet tua, do ndjekim procedurat ligjore 3 orë më parë