Kurti ka mbërritur në Ohër, Vuçiqi akoma jo NULL NULL 17.03.2023 20:26 17.03.2023 20:26 Kanë mbërritur delegacionet e mëdha që do të jenë pjesë e takimit në mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Rreth orës 18:00 në Ohër ka mbërritur shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e pas pak çastesh pritet që në Aeroportin e Ohrit pritet të mbërrijë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pas vendosjes në Ohër, sonte krerët e shteteve do të kenë takime e telefonata me palët e interesit në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Tashmë është e konfirmuar se në takimin e nesërm në tavolinën e bisedimeve do të jetë aneksi i planit të zbatimit të Planit Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë