Kurti: Jam bartës i listës që respekton ligjet

Kurti: Jam bartës i listës që respekton ligjet

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për vendimin e fundit të KGJK-së ku nuk do të lejohet të garojë si deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar, ajo është lista jonë. Para një vitit ka qenë në Kosovë Grenelli për një darkë me ish-Presidentin por ai është vit i kaluar. Mendoj që Institucionet e shtetit duhet të apdejtohen në rrethana të reja kur jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje”.

“Jam bartës i listës i cili i respekton dhe i përfill me përpikmëri kushtetutën dhe ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve”, tha Kurti pasi ka bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes.