Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti insiston në ndëshkimin e Serbisë (VIDEO)

NULL NULL
03.10.2023 20:28

Plani ishte i qartë e për ta ushtruar u gjet vendi special.

Me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës, me publikimin e pamjeve të dielën, nga policia u bë e ditur se terroristët stërvitjet i kryen në poligonin e ushtrisë serbe, Pasuljanske Livade.

Nga ushtria serbe u tha se kreu i këtij grupi, Milan Radoiçiq, nuk u trajnua në një fushë speciale, por u pranua se një numër i serbëve u stërvitën por me procedura të rregullta.

Pavarësisht mohimit, video-incizimet e paraqitura e konfirmimi i tyre, shtetit serb mund t’i sjellë sanksione të forta në aspektin ushtarak, njofton Klan Kosova.

Në këto ushtrime shihet se u përdorën edhe mjetet Humvee. Ato dyshohet se mund të jenë prej atyre që Amerika i dhuroi Serbisë.

Nëse kjo vërtetohet, masat ndaj kësaj të fundit mund të jenë edhe më të ashpra.

Raport i Rilind Matoshit

lajme të ngjashme